Xheisara Frisku vjen me "Pe lojna"

Xheisara Frisku është këngëtarja e talentuar e cila ka nisur të këndojë që në moshë fare të vogël.  Si çdo njeri që ka vështirësi në fillesat e karrierrës e njëjta gjë ka qenë edhe për këngëtaren bukuroshe.

Ajo ka qenë edhe banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, që bëri për vete shumë shikues me thjeshtësinë dhe vërtetësinë e saj.

Së fundmi ka publikuar dhe këngën e saj më të re.

E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Xheisara Frisku rrëfeu më shumë për karrierën e saj në muzikë, eksperiencën në Big Brother Vip si dhe për suksesin e këngës më të re me titull “Pe lojna”.

Xheisara: Rruga drejt artit ka qenë njëkohësisht e vështirë por edhe e lehtë pasi brenda meje ka ekzistuar dëshira, pasioni dhe vullneti për të punuar që të punoja. 

Nëse kthejmë kokën pas, pas gjithë vështirësive që ka kaluar duket se sot Xheisara ia ka dalë dhe ka arritur të depërtojë në tregun muzikor. Dhe tatuazhi që Xheisara ka gdhendur së fundmi në trupin e saj ka të bëjë me historinë e jetës së saj si ka qenë dhe si ka vijuar, pasi Xheisarën fillimisht nuk e kanë mbështetur as familjarët e saj.

Për sa i përket këngës së fundit që  Xheisara ka lançuar duket se është inspiruar nga diku dhe duket se ka rezultuar e suksesshme. Pa diskutim që ajo është një vajzë me këmbë në tokë edhe prej 1 dekade është pjesë e televizionit dhe kjo gjë e ka bërë që ajo të ketë jetëgjatësi në atë botë që ajo e do aq shumë pasi çiltërsia e saj e bën kaq të dashur për publikun.

Xheisara si banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si ajo e Big Brother Vip, ka treguar edhe historinë e saj të jetës ku ska patur shumë mundësi ekonomike dhe vështirësitë e saj kanë qenë të mëdha.

Duket se historia që tregoi nuk u prit aq mirë nga publiku, por Xheisara shprehet se “Unë e tregova atë histori për të nxjerrë atë çka kisha brenda meje si dhe të motivoja shumë vajza të cilat kanë kaluar peripecira si të miat”.

Sa i përket projekteve të reja duket se Xheisara do vijë me një bashkëpunim si dhe në shtator do na vijë edhe me një baladë.