Meshkujt të apasionuar pas ndërhyrjeve/Dr.Rore: Duan të duken më të freskët dhe më joshës
Të dukesh bukur dhe të jesh në top formë është bërë një nga prioritetet e shumë vajzave dhe djemve në Shqipëri, sidomos kohët e fundit. Këtë e tregojnë edhe operacionet e shumta duke nisur që nga njerëzit e thjeshtë, personazhet e politikës dhe VIP-at në vendin tonë.
Dr.Rore ishte i ftuar në D-Night nga Dajana Shabani në Rtv Ora i cili foli më shumë për këtë trend duke na zbuluar edhe disa sekrete që deri tani nuk i kemi ditur.
Dajana: Çfarë i ke bërë fytyrës Rore?
Dr.Rore: Çdo gjë dhe asgjë…me thënë të drejtën në fytyrën time nuk ka ngelur cep pa u shpuar dhe ndërkohë shiko ndërhyrjen e fundit (tregon hundën në profil).
Dajana: Edhe hundën?
Dr.Rore: Po me acid hialuronik gjithmonë.
Dajana: Është rritur numri i meshkujve që bëjnë ndërhyrje?
Dr.Rore: Le të themi që dy vitet e fundit është rritur mjaftueshëm dhe kanë filluar të kujdesen sa më shumë për fytyrën e tyre. Duan të duken më të freskët, më joshës, ose të korrigjojnë ndonjë detaj të vogël, ndonjë rrudhë, por shumë shumë natyral.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë