Vizita miqësore kthehet në tragjedi, polici bie nga ballkoni i një shtëpie dhe vdes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 18:26
Një vizitë miqësore në një shtëpi miqësore në tragjedi për një polic 41-vjeçar, i cili u rrëzua nga ballkoni i një pallati me pasojë vdekjen.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për një polic 41-vjeçar, i cili shërbente në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Atikës dhe kishte shkuar si mik në një shtëpi në Egaleo.
41-vjeçari është rrëzuar nga ballkoni i banesës, ku dhe ka gjetur vdekjen.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e vdekjes ndërsa policia po merret me hetimin e ngjarjes.
