Gjermani, 23-vjeçarja e dashuruar pas objekteve: Jam fejuar me avionin, e ka motorin seksi
Orientimi seksual i një 23-vjeçareje gjermane Sarah Rodo quhet “objectophilia”. Vajza thotë se ka një tërheqje fizike ndaj objekteve.
Sipas asaj që raporton Mirror, pasioni i saj i fundit është për një aeroplan, një Boeing 737.
E reja thotë se udhëton rregullisht vetëm me atë model avioni dhe se ka 50 kopje në miniaturë në shtëpi. Për të, Boeing 737 është “i dashuri i saj”.
“Objektet më kanë tërhequr që në adoleshencë, e kam kuptuar që në moshën 14-“ – tha e reja nga Dortmundi.
Para avionit ishte treni ICE 3.
“Kam pasur edhe dy marrëdhënie me burra se nuk isha e sigurt çfarë ishte seksualiteti im i vërtetë. Shumë shpejt kuptova se nuk kam ndjenja romantike për njerëzit. Unë dua gjithçka në aeroplanin tim, por në veçanti fytyrën, krahët dhe motorin e tij: ata janë kaq seksi".
"Ishte dashuri me shikim të parë thjesht dua të jem me të gjatë gjithë kohës, ai më bën njeriun më të lumtur në botë. Jo të gjithë e kuptojnë. Megjithatë, miqtë e mi e kanë pritur shumë mirë daljen time dhe më kanë inkurajuar. Do të doja të martohesha me avionin më shumë se çdo gjë tjetër, por në Gjermani është e ndaluar”
