Mariopol/ Anija ruse merr metalin dhe e çon në Rusi
Nga Ora News Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 13:18
Një anije mallrash që transportonte metal është larguar nga porti i Ukrainës dhe është nisur drejt Rusisë.
Anija u largua nga qyteti jugor i Mariopolit drejt Rusisë, për herë të parë që pas pushtimit të qytetit nga forcat ruse në fillim të muajit. Lajmin e bëri të ditur Denis Pushilin, një udhëheqës pro-separatist rus.
"2500 ton llamarinë u larguan nga porti i Mariopolit drejt Rostovit," tha ai.
Më 27 maj e njëjta anije ishte e para që hyri në port me fillimin e gjendjes së luftës.