Vetoja bullgare në duart e Macron

Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut mund të zgjidhet ose të zgjatet në Francë.

Mediet bullgare të cilat kanë siguruar burime të larta zyrtare thonë se presidenti bullgar Rumen Radev dhe kryeministri Kirill Petkov do të takohen me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili mund të paraqesë propozime për të hequr veton ndaj Shkupit.

Sipas burimeve, Sofja ka marrë një premtim nga Parisi se të gjitha kërkesat e Bullgarisë do të përfshihen në kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe se zbatimi i tyre do të garantohet nga vetë presidenti Macron.

Të njëjtat burime thonë se Pallati Elize po këmbëngul për një zgjidhje për shkak të dëshirës së Ukrainës për të nisur bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, i cili do të ishte një sinjal shumë i keq për Tiranën e Shkupin, të cilët presin prej vitesh marrjen e datës për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Angazhimi i Emmanuel Macron për të zgjidhur kontestin me Shkupit dhe Sofjes vjen disa javë pasi presidenti francez propozoi krijimin e një organizate të re politike për të bashkuar vendet e kontinentit evropian që nuk janë pjesë e bllokut.

Franca deri në 30 qershor mban mandatin 6 mujor të Presidencës së Këshillit Evropian.