E pabesueshme/ Burri harxhon 15 mijë euro për tu bërë si qen rrace
Nga Ora News Përditësimi i fundit 31 Maj 2022, 10:51
Një burrë në Japoni ka shpenzuar 15 mijë euro për tu dukur si një qen.
Ai porositi në një agjensi profesionale një kostum filmi gati real dhe transformimi i tij ishte i pabesueshëm.
Toko-San e kishte ëndërr të shndërrohej në një qen, dhe e realizoi më në fund dëshirën e tij.
Ai ka postuar një seri videosh me kostumin në kanalin e tij në YouTube ku ai bën të njëjtat gjëra si të ishte një qen i vërtetë; jep putrën, kap topin, rrotullohet vetë.
Kompanisë "Zeppet" nga e cila ai porositi kostumin, iu deshën 40 ditë për ta përfunduar.
Ajo shpjegoi se e gjithë çështja ishte të prodhonte një skelet qeni që të përshtatej sa më shumë me skeletin e njeriut.
