Diana Ziu mbështet këngën e re të Serena Sulës: Do e kërceja me qejf

Kompozitorja, Diana Ziu, ishte e ftuar këtë të shtunë në Expuls nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora.

Ajo ka komentuar dhe këngën e Serena Sulës, ‘Tweerk’ duke thënë se do kërcente me shumë qejf po të ishte në pub.

“Më solle pak në kohë. Në vitin 2001 kam qenë në Spanjë dhe kam ndenjur disa muaj. Kam qenë në disa pube, dhe pak a shumë shijova pak çaste si atje. Stine më duket i talentuar. Nëse do isha sot për të kërcyer në pub do të kërceja do kënaqesha.