Diana Ziu kritikon ashpër Arian Çanin: Kundra ujqërve që dalin në emisione

Kompozitorja Diana Ziu ishte e ftuar këtë të shtunë në "Expuls" nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora.

Ziu ka komentuar edhe emisionin “Zonë e Lirë” nga Arjan Çani duke thënë se ky i fundit në fund të emisionit fton personazhe vetëm për audiencë. Sipas saj kjo është një turp, pasi nuk mund të tallesh me të tjerët.

“Ka emisione që në fillimet e veta, shkon shumë mirë, është emision politik dhe nga fundi thërret një këngëtar nga Cërriku, apo Ujkun e filanit. Është turp. Mua më vjen keq për këtë. Nuk mund të tallesh në atë mënyrë dhe nuk mund t’i nxjerrësh për rritur audiencën apo për të çlodhur vet drejtuesin e emisionit.