Vuçiç ‘kokë më kokë’ me Putin, dy presidentët do të flasin për kontratat e gazit

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin ditën e sotme për kontratën e gazit.

Siç bëhet me dije marrëveshja për gazin mes dy vendeve skadon brenda dy vitesh.

Telefonata pritet të fillojë rreth orës 11:00.

Analistët në Serbi kanë pretenduar se biseda mes dy presidentëve mund të ndikojë në rritjen e presionit ndaj Beogradit nga ana e ndërkombëtarëve.

Serbia është i vetmi vend në rajonin tonë që nuk e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe ka dalë hapur në mbështetje të Rusisë, megjithëse thotë se po ruan neutralitetin.