Kosova riatdheson dy shtetas nga Siria
Nga Ora News Përditësimi i fundit 28 Maj 2022, 13:50
Kosova ka riatdhesuar edhe dy shtetas të saj nga kampet në Siri. Operacioni në bashkëpunim me Shqipërinë, e cila ka riatdhesuar 13 shtetas, është mbështetur dhe nga SHBA-ja.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla e quajti këtë një vazhdimësi të bashkëpunimit mes vendeve që nga 2019, për riintegrimin e qytetarëve të të dy vendeve.
Nga aeroporti i Prishtinës, "Adem Jashari" ai bëri të ditur se ky nuk ishte operacioni i fundit me qeverinë shqiptare.
Shqipëria në këtë operacion riatdhesoi 4 gra dhe 9 fëmijë duke e cuar numrin total të tyre në 43.
