Ministrja e jashtme franceze shkon në Ukrainë, do të takohet me Zelenskin

Ministrja e jashtme franceze ka mbërritur sot në Ukrainë për një takim me presidentin Zelenski dhe homologun e saj Dmytro Kuleba.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Catherine Colona në udhëtimin e saj të parë, që pas fillimit të luftës do të diskutojë mbi mbështetjen e Francës ndaj Ukrainës dhe mbi të gjitha për bllokimin e eksporteve të drithit dhe farave vajore.

Sipas Ministrisë franceze, vizita tregon solidaritetin e Francës me popullin ukrainas dhe forcon mbështetjen e financiare, humanitare dhe furnizimin me pajisje ushtarake.

Colona do të vizitojë dhe qytetin e Buchas dhe do të dhurojë disa pajisje të mbrojtjes civile si zjarrfikëse dhe ambulanca për autoritetet.