Melitopol/ Qyteti shkundet nga një shpërthimi i fuqishëm
Nga Ora News Përditësimi i fundit 30 Maj 2022, 10:10
Qyteti i pushtuar nga Rusia, Melitiopol ka raportuar mëngjesin e sotëm një shpërthim të fuqishëm në rajonin juglindor.
Lajmin e bëri të ditur kreu i emëruar nga Rusia, Vladimir Rugov.
Shpërthimi mendohet se ka ndodhur në zonën ku ndodhet kreu i Zaporizhzhias i Rusisë, Yevgeny Balitski dhe ka tronditur të gjithë muret e ndërtesat e qytetit.
Forcat ruse morën nën kontroll qytetin në fillim të luftës, në shkurt. Megjithatë që atëherë ka patur një rezistencë të fortë nga banorët e qytetit.
