Katastrofë në Brazil/ Humbin jetën 56 persona nga rebeshet e shiut
Nga Ora News Përditësimi i fundit 30 Maj 2022, 09:30
Të paktën 56 persona kanë humbur jetën në Brazil nga reshjet e dendura që përfshinë vendin gjatë fundjavës.
Janë raportuar të zhdukur edhe 56 persona të tjerë ndërsa 25 janë plagosur, tha ministri i zhvillimit rajonal Daniel Ferreira.
Mbi 3900 njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë shkatërruese. Disa nga vdekjet u raportuan nga rrëshqitjet e dherave në Recife. Shkollat u hapën aty për të strehuar familjet e dëmtuara.
Rajoni verilindor i Brazilit është prekur mjaft nga rebeshet e shiut. Disa zona kanë raportuar më shumë reshje shiu për 24 orë sesa sasia e parashikuar për muajin maj.
Në dhjetor reshjet sollën shpërthimin e dy digave në Bahia duke vrarë dhjetëra persona e duke zhytur në baltë rrugë të tëra.
