Florida/ Arrestohet 10 vjeçari, kërcënoi me mesazhe se do të qëllonte me armë në shkollë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 30 Maj 2022, 08:42
Një 10 vjeçar nga Florida është arrestuar të shtunën, pasi dërgoi mesazhe me telefon se qëllonte me armë në shkollën e tij.
Arrestimi i Daniel Isac Marquez vjen pesë ditë pasi një 18 vjeçar qëlloi me armë në një shkollë fillore në Teksas, duke vrarë 19 nxënës dhe dy mësuese.
Sipas zyrës së Sherifit të Qarkut, 10 vjeçari është nxënës i klasës së pestë, në shkollën fillore Patriot, në Cape Coral, Florida.
Sipas tij, sjella e djalit është e tmerrshme duke marrë parasysh dhe masakrën që ndodhi disa ditë më parë.
"Tani nuk është koha për të narrë parasysh moshën e tij. Ky djalë bëri një kërcënim dhe tani opo vuan pasojat," deklaroi sherifi, raporton Mail online.