Rusia: Çlirimi i Donbasit është një përparësi e pakushtëzuar për Moskën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Maj 2022, 22:47
Sergei Lavrov , ministri i jashtëm i Rusisë,në kanalin televiziv francez TF1 tha se çlirimi i Donbasit është një prioritet i pakushtëzuar për Moskën, ndërsa territoret e tjera ukrainase duhet të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.
“Çlirimi i rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut , të njohura nga Federata Ruse si shtete të pavarura, është një prioritet i pakushtëzuar”, tha Lavrov në një intervistë.
Për territoret e tjera në Ukrainë, “populli duhet të vendosë për të ardhmen e tyre në këto zona”, tha Lavrov./REUTES/
