Arrestohet i dyshuari për vrasjen e babait dhe vëllait në Mitrovicë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 27 Maj 2022, 10:35
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e babait dhe vëllait mëngjesin e së premtes në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë në veri, Besim Hoti i cili ka thënë se vrasja është kryer me thikë.
“Është arrestuar një i dyshuar për vrasjen me mjet të mprehtë-thikë të babait dhe vëllait të tij”, ka thënë Hoti.