Masakra e Teksasit, “epidemia e urrejtjes”, Harris thirrje për ndalimin e armëve

Masakra në Teksas që kishte motive racore dhe ku humbën jetën 19 fëmijë dhe dy mësues, ka ccelur edhe një herë debatin e nxehtë për armëmbajtjen në Amerikë. Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka bërë apel për ndalimin e armëve sulmuese pas tragjedive vdekjeprurëse në SHBA.

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka bërë apel për ndalimin e armëve sulmuese pas tragjedive vdekjeprurëse në SHBA.

Ajo ishte e pranishme në funeralin e Ruth Whitfield, 86 vjeç, që u vranë një supermarket në Buffalo më 14 maj. Ky krim ndodhi 10 ditë para një sulmi në një shkollë fillore në Teksas, duke lënë të vdekur 19 fëmijë dhe dy mësues.

 “Mjaft” tha Harris. "Të gjithë duhet të ngrihen dhe të bien dakord që kjo nuk duhet të ndodhë në vendin tone. Duhet të kemi guximin të bëjmë diçka," tha zv.presidentja.

Armëmbajtja në SHBA është kthyer shpeshherë në temë të nxehtë, duke parë edhe shtimin e krimeve. Së fundmi, 18-vjeçari që kreu krimin e shëmtuar në shkollë, kishte dy pushkë gjysmë automatike, ku njërën prej tyre kishte blerë menjëherë pas datëlindjes së tij.

Ai u qëllua për vdekje nga policia, por autoritetet gjetën në posedim të tij një arsenal të tërë - 1657 fishekë dhe 60 karikatorë. Ndërkohë, edhe rasti tjetër në Buffalo, Nju Jork, ishte gjithashtu 18 vjeç dhe kishte mundur të blinte në dyqan armën e tij.

Demokratët dhe republikanët janë të ndarë në këtë pikë.

Të premten, ish-presidenti republikan Donald Trump bëri thirrje jo për kontrolle më të forta për armët , por për shkolla më të mbrojtura.

Ndërkohë, presidenti Joe Biden pritet që të ndërmarrë masa për kontrolle më të forta për armëmbajtjen.