Rusia "shkund" Detin e Bardhë, teston raketën hipersonike
Nga Ora News Përditësimi i fundit 28 Maj 2022, 10:43
Rusia ka testuar sot me sukses raketën hipersonike "Zirkon" në Detin e Bardhë.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ka kryer një testim të ri të raketës me sistem hipersonik në distancë prej 1000 km.
Raketa e lëshuar nga Flota Veriore e Federatës Ruse nga ujërat e Detit Barens, synonte një objektiv të vendosur në Detin e Bardhë.
Raketa e lundrimit Zirkon është pjesë e një gjenerate të re sistemesh të armëve hipersonike që Rusia ka zhvilluar, të paktën që nga 2018.
Kremlini vazhdon të tregojë "forcën" e Rusisë me tekstet raketore, ku muajin që shkoi testoi një raketë të re balistike Sarmat ndërkontinentale.
