Sulmi në Teksas/ Agresori me më shumë fishekë se një ushtar në front lufte
Nga Ora News Përditësimi i fundit 28 Maj 2022, 07:30
Agresori që hapi zjarr në shkollën fillore në Teksas, ku mbetën të vrarë 21 persona, kishte 1657 fishekë me vete.
Krahasuar me sasinë që duhet të mbajë një ushtar amerikan në frontin e luftës, sasia është disa herë më e madhe.
Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit, një ushtari i nevojiten rreth 210 fishekë në betejë. Kjo tregon se 18 vjeçari ishte përgatitur për një sulm masiv me armë.
Nga sasia e fishekëve që kishte me vete, agresori përdori rreth 315 fishekë, të cilët u gjetën nga autoritetet në shkollë.