Khersoni i pushtuar nga Rusia mbyll kufinjtë me zonat ukrainase

Rajoni i Khersonit i pushtuar nga forcat ruse ka mbyllur kufinjtë me zonat përreth.

Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i administratës së instaluar ruse në Kherson, Kirikill Stremousov.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kufiri për momentin është mbyllur për arsye sigurie. Ne nuk këshillojmë kalimin drejt Ukrainës, pavarësisht preteksit," tha ai.

Kalimet kufitare të tij me rajonet ukrainase të Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk janë mbyllur, ndërsa kalimi drejt Krimesë dhe zonave të Zaporizhzias të kontrolluara nga rusët lejohen ende.