Bill Gates parashikon pandemi të re, miliarderi: Ka 50% shanse që ajo të shpërthejë në 20 vitet e ardhshme

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili është bërë i njohur për parashikimet sa u përket sëmundjeve infektive, ka parashikuar një pandemi të re, e cila mund të shpërthejë brenda 20 vjetësh.

Themeluesi i Micosoft, Bill Gates i cili konsiderohet edhe si komplotist nga grupe të caktuara njerëzish lidhur me vaksinat ka parashikuar një pandemi të re.

Sipas miliarderit, një epidemi globale mund të shfaqet në 20 vitet e ardhshme.

Për këtë, Gates tha se ishte 50% i sigurt.

Parashikimet e kreut të korporatës teknologjisë vijnë një muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësoi se 500 milionë njerëz u infektuan nga Covid-19 që prej shpërthimit të tij në 2020.

Bill Gates është bërë investitori më i madh privat në programet ndërkombëtare të shëndetit publik.

Por gjatë kësaj kohe, ndaj tij ka pasur një sërë kritikash duke e quajtur edhe si komplotist sa i përket promovimit të vaksinave.

Teoritë konspirative vlerësohet që të kenë ndikuar në uljen e vaksinimit.

Lidhur me këtë, miliarderi i quan ato qesharake, megjithëse pasojat janë të tmerrshme për shkak të insistimit për të marrë vaksinat anti-Covid.