Ndodh për herë, Berlini nuk mbështet investimin e kompanive gjermane në Kinë
Qeveria gjermane ka refuzuar për herë të parë mbështetjen ndaj kompanive gjermane që investojnë në Kinë.
Shkak për këtë mendohet të jetë situata e të drejtave të njeriut në Xinjiang, sipas ministrit të financave Robert Habeck.
Në këtë provincë autoritetet kineze akuzohen për shtypjen e pakicës muslimane ujgure. SHBA-ja kanë folur madje dhe për "gjenocid" të tyre, mirëpo Kina justifikohet me faktin e studimeve të njëanëshme.
"Një kompani, që operon në provincën e Ujgurit donte të zgjaste sigurimin e investimeve shtetërore, por kërkesa nuk u miratua. Kjo është hera e parë që miratimi nuk ndodh për shkak të të drejtave të njeriut," shtoi ministri.
Nëqoftëse një kompani nuk merr një garanci nga shteti, ajo merr përsipër të gjithë rrezikun e investimit të një projekti jashtë vendit.
Ministria nuk e cilësoi se për cilën kompani bëhej fjalë, por nga burime të tjera mendohet të ketë qenë kompania 'Volkswagen", që hapi fabrikën e saj në Xijiang në 2013.
