Çmendet rrjeti/ 19 vjeçari i kërkon dorën për martesë 76 vjeçares
Nga Ora News Përditësimi i fundit 28 Maj 2022, 12:49
Një propozim që çdo vajzë e ëndërron: lule, një unazë diamanti, tullumbace të kuqe dhe një deklaratë dashurie në gjunjë.
Mirëpo vajza kësaj rradhe është një grua e moshuar 76 vjeçare që propozohet nga një 19 vjeçar.

I gjithë propozimi u transmetua live në rrjetin social Tik Tok, teksa 16 milion ndjekësit shpërthyen në kritika ndaj Giuseppe D'Anna-s.
Diferenca prej 56 vitesh ishte e papranueshme për ndjekësit dhe djali u bë objekt kritikash e talljeje në rrjet.

"Ajo mund të ishte gjyshja jote," është ndër komentet më të shpeshta që komentuesit bënë.
"Ky është vetëm fillimi i një historie të gjatë," ka shkruar djali në përshkrimin e fotove të postuara në rrjet.
