SHBA/ Kërcënoi me armë në festë, gruaja e qëllon për vdekje, por nuk dënohet. Policia: Shpëtoi dhjetëra jetë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 28 Maj 2022, 09:02
Një festë diplomimi në Virxhinian perëndimore të SHBA nuk është mbyllur aspak mirë.
Një grua ka qëlluar me armë drejt një burri të armatosur që hapi zjarr në festë, duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima ishte parë në zonë mbrëmjen e së mërkurës duke lëvizur me shpejtësi dhe ishte paralajmëruar për të ulur shpetësinë pasi në lagje kishte fëmijë që luanin.
Ai u kthye në zonë, i armatosur me një pushkë gjysmë automatike tip AR-15, dhe ndaloi afër vendit ku po zhvillohej festa me rreth 30- 40 persona.
Pavarësisht se vrau një person, gruaja nuk do të gjykohet, pasi sipas policisë ,ajo shpëtoi jetët e të pranishmëve në festë.
Ngjarja ndodh në një moment ku në SHBA po zhvillohet një debat kombëtar mbi ligjin e armëve, pas të shtënave në Teksas.
