Jubileu i mbretëreshës, pas një jave festë në mbi 16 mijë momente festive

Fëmijë, të rritur, kërcimtarët Morris dhe ekipe të tjera në Mbretërinë e Bashkuar po përgatisin festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II. Pas një jave qytet dhe fshatrat do të ndizen nga pishtarët dhe muzika festive, që shënon 70-vjetorin e mbretëreshës në fron.

Qytetet dhe fshatrat e Britanisë janë pushtuar nga përgatitjet një javë para festimeve për Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elsabeta II, datë kjo që shënon kurorëzimin e saj në fron.

Vivienne Scholes: Mbretëresha është një nga njerëzit që është gjithmonë pjesë e jetës time dhe familjes time. Është një model fantastic, absolutisht e mahnitshme. Ajo ka bën gjithcka me dinjitet, Një zonjë me të vërtetë e mrekullueshme, që padyshim meriton përgatitjet perfekte. Janë një traditë angleze, kështu që në të gjithë Anglinë do të gjeni kërcimtarë Morris që vijnë në ngjarjet jubilare.

Suzanne Meredith: Atmosfera është gjallëruar plotësisht për tre muajt e fundit. Në fakt zgjohem në orën tre ose katër të mëngjesit, dhe befas mendoj për diçka që mund të kemi harruar të porosisnim. Kështu që mbaj një bllok pranë shtratit tim dhe shënoj cdo porosi që më vjen në mendje që ende mungon kupa shtesë apo flamuj shtesë apo çfarëdo tjetër.

Duke qenë se mbretëresha mbetet jashtëzakonisht e popullarizuar, fëmijë, të rritur, ekipe vullnetarësh dhe organziatorësh po punojnë për të garantuar që festimet e kësaj dite të mbeten të paharrueshme.

Fëmijët e vegjël thurin kurora me shelgje, ndërsa kërcimtarët e Morris po ushtrohen në fshatin rural anglez Bidford-on-Avon.

Përgjatë gjithë rrugëve nga data 2 deri më 5 qershor do të ndizen pishtarë, festë dhe muzikë, koncerte jubilare, aktivite sportive apo ekspozita, në mbi 16 mijë episode festive te ndryshme të mbretërisë së bashkuar.

Fundjavën e ardhshme, njerëzit në mbarë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë do të festojnë Jubileun Platinum të mbretëreshës 96-vjeçare, duke shënuar 70-vjetorin e saj në fron.