Ndodh edhe kështu/ Tifozi qeth fëmijët për të dizajnuar emblemën e Juventusit, nën hetim për keqtrajtim
Nga Ora News Përditësimi i fundit 28 Maj 2022, 09:33
Një tifoz 45 vjecar i Juventusit ka qethur fëmijët e tij 6 dhe 8 vjeç për të krijhuar emblemën e Juventusit.
Burrit nga Roma i kushtoi shumë ky veprim, pasi u denoncua nga bashkëshortja e tij për keqtrajtim në familje.
Fëmijët u kthyen në shtëpi duke qarë dhe i thanë mamasë së tyre se kishin frikë se do të shaheshin nga shokët e tyre të skuadrës, thuajse të gjithë tifosë të Lacios dhe Romës.
Policia deklaroi se veç detyrimit të fëmijëve, edhe qethja e flokëve ishte një keqtrajtim.
Ndaj 45 vjeçari rëndojnë dhe akuzat e përndjekjes dhe kërcënimit ndaj bashkëshortes pas kërkesës për divorc që ai nuk e pranonte.
