Shoferi shtyp gazin në vend të frenave, makina përfundon në market, merr para dy persona (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2022, 22:54
Dy persona në Arizona, të SHBA, kanë shpëtuar për mrekulli pasi një makinë përfundoi brenda marketit ndërsa ata ndodheshin brenda tij.
Në një video të publikuar nga mediat e huaja, shihet se makina futet me shpejtësi brenda marketit, duke marrë dhe dy personat para.
Më pas makina pasi ka marrë para dy personat është përplasur me raftet.
Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar pasi drejtuesi i mjetit ka shtypur aksidentalisht gazin në vend të pedalit të frenave, raportojnë mediat amerikane.
Për fat të mirë dy personat janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin mjekime në spital.