Rusia planifikon fitoren në shkallë të plotë në Ukrainë deri në vjeshtë
Kremlini po shqyrton një sulm të dytë në Kiev, pavarësisht se nuk arriti të pushtojë kryeqytetin ukrainas në fillim të luftës, sipas uebsajtit të pavarur të lajmeve, Meduza.
Burime pranë Kremlinit dhe brenda administratës së Putinit thanë se besimi është përhapur në udhëheqjen e Rusisë së Bashkuar, partisë politike në pushtet të vendit, se një fitore e plotë në Ukrainë është e mundur para fundit të vitit.
Udhëheqja e Rusisë ka pragjet "minimale" dhe "maksimale" për shpalljen e një "operacioni ushtarak special" të suksesshëm dhe të përfunduar në Ukrainë, thanë burimet.
Minimumi i nevojshëm për të shpallur fitoren është kapja e plotë e rajonit të Donbasit, sipas burimeve, ndërsa objektivi maksimal do të ishte kapja e Kievit.
Redaktori i edicionit në gjuhën angleze të Meduza, Kevin Rothrock, tha se raporti sugjeron se Ukraina po humbet "luftën e informacionit" për herë të parë që nga pushtimi./The guardian/
