Largohet nga Kukësi pa shumë zhurmë, Diego Longo

Kukësi dhe Diego Longo nuk presin as finalen e Kupës së Shqipërisë për të mësuar nëse skuadra do të kualifikohet në kupat e Europës. Klubi verilindor njofton fundin e bashkëpunimit me teknikun gjenovez që arriti ta mbyllte sezonin në vendin e katërt por ende pa realizuar zyrtarisht objektivin.

Komunikata zyrtare;

“"Me fundin e sezonit 2021-2022, ka përfunduar edhe kontrata e trajnerit italian dhe palët kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin.

Klubi i Kukësit falënderon trajnerin Diego Longo, asistentin Amedeo Di Latte dhe trajnerin e portierëve Andrea Cardinale për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre”.