Asambleja, KOKSH dhe FSHF përplasen për arbitrazhin sportiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2022, 13:22
KOKSH ka mbajtur Asamblenë e Zakonshme ditën e sotme ku mes pikave të ndryshme në rendin e ditës ishin edhe ndryshimet statutore dhe rikthimi në funksion i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv nëpërmjet miratimit të rregullores.
Ky institucion i pavarur qe do të nisë punën shumë shpejt në Shqipëri, riktheu në asamble edhe FSHF-në pas fërkimeve të vazhdueshme mes dy institucioneve.
FSHF kundërshtoi rregulloren që do të drejtojë KAS-in shqiptar por gjithsesi miratimi u bë me shumicë votash.
