Menduat se largohet diva nga muzika?! Aurela Gaçe, e kuqe si demi, i vë pikat mbi "i" tradhëtisë

Nëse menduat se do t'ju mungojë muzika e Aurela Gaçes dhe  zëri brilant i saj, e keni gabim.

Ajo di si të jetë pranë fansave që adhurojnë muzikën e saj edhe kur i duhet të marrë një pushim vokal.

Teksa nuk do të keni mundësi të shijoni permormancat e çmendura live siç ajo di të bëjë brenda dhe jashtë Shqipërisë për njëfarë kohe, deri në rikuperimin shëndetësor, diva e muzikës shqiptare nuk do t'ju mungojë në çdo platformë televizive, radio dhe kanalin  e saj në YouTube.

"Tradhëtar" mban emrin projekti i saj më i ri muzikor i dalë nga furra, i cili u publikua mbrëmjen e sotme dhe që është pjesë e albumit të ri "UNIKE".

Për tekstin është kujdesur vetë, duke trajtuar kështu një fenomen shoqëror mjaft të përhapur.