Ish banorja e Big Brother Vip Itali shokon me foton: Mos i fajësoni viktimat e dhunës
Nga Ora News Përditësimi i fundit 27 Maj 2022, 14:14
Një foto e bërë në spital tregon fytyrën e nxirë dhe të fryrë të ish konkurentes së Big Brother Vip në Itali.
Francesca De Andre e publikoi foton në faqen e saj në Instagram ku tregonte dhunën e ushtruar nga ish partneri i saj.
"Kjo foto tregon një pjesë të vogël se si isha unë atë ditë, rreth një muaj më parë. Në atë kohë e kalova me turp dhe ndihesha e humbur me veten time. Kjo bëri që unë të mos e postoja. Megjithatë sot them se është turp nëqoftëse nuk e poston një gjë të tillë," tha ajo.
Francesca i bëri thirrje botës që askush të mos i fajësonte viktimat e një dhune të tillë.
