Stres dhe presion i madh? Astrit Osmanaj: Ja në cilin rast “përfitova” që të afrohesha më shumë me Rrushen

Gjetja e dashurisë në programe televizive po fillon të kthehet në një trend për shumë të rinj, sidomos kohët e fundit. Një ndër ta është edhe Astrit Osmanaj, djali nga Kosova i cili ishte në kërkim të një vajze, këmbënguli dhe “luftoi” shumë në atë program, por si duket nuk ishte e shkruar për të.

I ftuar në D-Night në Rtv Ora ai sqaroi njëherë e mirë raportin mes Rrushes dhe Alesjas dy vajzave konkurrente në Për’puthen.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Dajana: U fute për dashurinë por duket se nuk u përputhe me askënd aty. Pse?

Astriti: Të them të drejtën kisha një pëlqim shumë të madh dhe u deklarova për atë vajzën dhe bëmë gjithçka, por në fund nuk arritëm të përputheshim.

Dajana: Ndërkohë pëlqeje dy vajza Alesian dhe Rrushen, pak më shumë për kë?

Astriti: Po Rrushja ashtu e ka emrin se ne kemi dy lloje rrushi, atë të thartë dhe atë të ëmbël. Të them të drejtën pak më shumë pëlqim kisha për Rrushen se edhe u deklarova në fund. Unë kalova shumë situata aty dhe e gjeta Rrushen në një situatë shumë të komplikuar mes Erionit dhe Mikelës dhe aty pashë një Rrushe në shumë tension.

Pastaj unë përfitova nga ajo situatë të them të drejtën sepse qëndrova shumë afër saj dhe kaluam mirë në backstage, patëm takime edhe në studio dhe filloi një ndjenjë shumë e veçantë për atë vajzë.
Takimi i parë ka shkuar shumë super, kemi pasur shumë ndjenja të mira dhe shumë kimi të them të drejtën e të gjithë na shikonin si një çift ideal. Pastaj bëra një takim me Alesian dhe me atë u ndjeva shumë mirë se kishte një emocion të bukur, kishte një ndjenjë shumë të mirë dhe takimi shkoi perfekt. Nganjëherë thoja uaauu se besoja sesi ka shkuar takimi aq bukur me Alesian.
Pas atij takimi gjërat ndryshuan sepse u krijua një situatë sikur unë po bëja të njejtën gjë me të dy vajzat, por secila kishte atë vendin e vet dhe një emocion ndryshe nga njëra-tjetra.
E provuam, u krijuan shumë situata të ndryshme, por nuk ishte fati!

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: