Cila është më e fortë, kafeja e gjatë apo e shkurtër? Ka një përgjigje befasuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2022, 19:48
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në ORA TV, eksperti i kafesë Mario Butsi ka zbuluar sekretin e kafesë.
Cila është kafe më e fortë sipas jush, kafeja e shkurtër apo e gjata? Ja çfarë thotë eksperti.
“Të marrësh kafe të shkurtër se është më e fortë, është gabim. Pse? Sepse e forta është ekstrakt dhe ti merr vetëm shijen si fortësi. Por realisht fortësia e një kafeje është kafeina. Dhe në momentin që merr një ekstrakt brumor, nuk merr ujin që të sjell kafeinën, kështu, kafetë e lehta janë ato të shkurtra.", tha ai.
