Vëmendje punëdhënës! Këto janë 5 pyetje intervistash që ju ndihmojnë të punësoni njerëz më të aftë

Shumica e punëdhënësve i qasen gabimisht intervistave për punë. Për të identifikuar nëse personi që do të punësoni është inteligjent  apo jo këto janë disa pyetje që ju ndihmojnë për ta zbuluar.

1. Cilat janë një ose dy tipare të prindërve tuaj që do të donit ti kishit dhe t'jua transmetonit fëmijëve tuaj?

Kjo pyetje të ndihmon për të nisur një bisedë që ju çon në zbulimin e karakterit dhe intelektit të personit përballë. Ju mund të kuptoni se çfarë ata vlerësojnë më tepër. Nëse ata ju tregojnë për dy cilësi, ju mund t'i kërkoni të listojnë dhe cilësi të tjera. Kjo është thelbësore, pasi mund të merrni përgjigje të tjera edhe më të vërteta se dy përgjigjet e para.

2. Sa bëjnë 25 shumëzim 25?

Kjo pyetje ju ndihmon të kuptoni se si reagojnë ato në situata të sikletshme e të vështira. Shikoni nëse ata do të hutohen, do të përpiqen ta mbrojnë veten apo do të bëhen nervoz. A do të jenë ata fleksibël dhe të gatshëm të përballen me problemin që u shfaqet, apo do të dështojnë në zgjidhjen e tij?

3. Më trego tre persona, jetën e së cilëve e ndryshove pozitivisht. Çfarë do të thonin ato nëse do t'i telefonoja nesër?

Kontrolli i referencave në intervista pune është përgjithësisht humbje kohe. Në përgjithësi punëkërkuesit përzgjedhin referenca të cilat do të fillojnë ta lavdërojnë dhe ta mburrin atë për aftësitë e tij profesionale. Në vend të kësaj, është më e dobishme nëse do të dëgjonit persona që ai i ka ndihmuar personalisht. Të tillë persona mund të jenë miq, shok klase, të afërm, fqinj etj. Kompanitë kanë nevojë për punonjëse që ndihmojnë njëri-tjetrin dhe janë bashkëpunues.

4. Pyesni veten ose bashkëpunëtorë të tjerë në ambjentin e punës: A mund ta marr këtë person në shtëpi apo në pushime?

Kjo mund të duket si diçka shumë personale, por ju do duhet të krijoni një lloj marrëdhënie me ta. Zakonisht pyetje të tilla pasohen me përgjigje dhe reagime të shumta nga rrethi juaj i punës duke marrë dhe arsyetime të cilat janë më të vlefshme sesa një kontroll i kompetencave të tij.

5. Pas intervistës pyesni recepsionisten ose sigurimin: Si ishte komunikimi i tij me ju?

 Ju duhet të kuptoni se si ata sillen me të huajt, pra nëse janë të dashur, të respektueshëm e të komunikueshëm. Ka kompani që i kërkojnë sigurimit ta vonojnë kandidatin për rreth 10 minuta për ta parë se si do të reagojë ai. Nëse nuk e keni bërë ndonjëherë, mund ta bëni dhe ju një gjë të tillë.