Prapaskenat e konkurrentëve/ Astrit Osmanaj: Bisedat që bënim në kafe ato i përdornin në studio për sulm

Astrit Osmanaj djali nga Gjakova që erdhi në një program dashurie që të gjente vajzën e ëndrrave, por si duket për të nuk ishte e shkruar kjo gjë.

I ftuar në D-Night në Rtv Ora në një intervistë si asnjëherë, ai foli më shumë rreth vetes së tij, planeve për largimin në Zvicër por edhe për prapaskenat e konkurrentëve.

Dajana: Çfarë do të ndryshoje me patjetër në jetën tënde sidomos pas Për’Puthen?

Astrit: Do ndryshoja ndoshta nga ana e biznesit dhe do merresha me diçka tjetër, jo vetëm me këtë që po merrem tani.

Dajana: Cili është pengu i jetës tënde?

Astrit: Një lidhje që e kam nisur më herët dhe nuk kam mundur t’a përfundoj.

Dajana: Çfarë nuk duroje tek konkurrentët e tjerë.

Astrit: Sepse më sulmonin pa ndonjë lloj arsye dhe thjesht kërkonin të binin në sy të publikut dhe gjërat apo bisedat që bënim në kafe ato e përdornin në studio për sulm.

Dajana: Çfarë është dashuria për ty? Dhe sa e vlerëson ti atë?

Astrit: Një gjë e bukur që vjen vetëm një herë në jetë dhe duhet t’a shfrytëzojmë sa më shumë.

Dajana: Çfarë karakteristikash duhet të ketë vajza ideale për ty?

Astrit: Që e don jetën, e shkolluar, familjarë dhe që mendon për të ardhmen.

Dajana: Ke ndonjë mik apo mikeshë që të ka ngelur edhe jashtë programit?

Astrit: Po kam shumë gati të gjithë i kam miq por dua të veçoj Danjelin, Mevlanin dhe Xhaferin.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: