Dua Lipa rrëzohet gjatë koncertit në Milano por si mbretëreshë e vërtetë ngrihet dhe vazhdon shfaqjen
Për dy ditë radhazi Dua Lipa i vuri flakën Forumit Assago. Koncertet, të dy të shitura prej muajsh, sollën në Milano një shfaqje të zjarrtë në Milano.
Drita, ndërrime veshjesh dhe një skenë “fluturuese” me të cilën ylli nsdërkombëtar i muzikës arriti edhe tek fansat më të largët.
Videot e performancave të saj nën ritmin e hiteve Levitating, One Kiss, New Rules, Idgaf janë kthyer janë postuar kudo në rrjetet sociale.
Mes fansave edhe Aurora Ramazzotti e cila ishte e pranishme në takimet e para të milanezëve në shoqërinë e disa miqve, mes tyre edhe një që po festonte festën e beqarisë.
Por përveç videove të këngëve, në rrjet filloi të qarkullonte dhe një video ku Dua Lipa rrëzohet në skenë. Një moment paniku, dhimbje e lexueshme qartë në fytyrë, por këngëtarja u ndihmua menjëherë nga një balerin dhe shfaqja filloi përsëri.
Shumë veta theksuan se këngëtarja u rikuperua menjëherë për të vazhduar këngën sikur asgjë nuk kishte ndodhur, pavarësisht se fansat u bashkuan në një zhurmë të vërtetë shqetësimi.
Incidentet e këtij lloji janë të zakonshme për interpretuesit por “e rëndësishme është të vazhdohet”.
View this post on Instagram