Eksperti i kafesë, Mario Butsi: Kur nisa punën në Shqipëri, këtu nuk dinin të bënin kapuçino
Mario Butsi është specialisti i parë shqiptar për kafenë në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora ai ka rrëfyer rrugëtimin e tij por edhe sekretet e profesionit, që natyrisht lidhen me kafenë.
“Në kohën e komunizmit, një pjesëtar i familjes time ka punuar në një nga mikroturizmet e vendeve. Konkretisht ai ka qenë në Lukovë, kamarier në një nga këto. Ne shkonim aty për akullore, kishte dhe ëmbëlsira të mira. Aty ishte dhe ai ekspresi që bënte ato zhurmat, tingujt e çuditshëm, gratë në banak më tërhiqnin vëmendjen. Pastaj lidhja me kafenë ka nisur më shumë në Greqi , me frapenë, atje bëja shumë frape në ditë. Ajo kafe konsumohej atëherë atje, ishte fortë por atë donin. Aty u futa në botën e kafesë, aty fillova ta pëlqeja. Më pëlqente në fakt mënyra e të përgatiturit , thjeshtësia. Kanë qenë interesante dhe studimet që kam bërë për kafenë, seminaret, panairet", tha Mario.
Ai tegoi për periudhën e rikthimit në Shqipëri si dhe tha se këtu nuk dinin të bënin kapuçino.
Mario Butsi: "Kur kam ardhur në Shqipëri, bëra direkt lokalin tim. Këtu e kam ushtruar profesionalisht si profesion. Kur erdha gjithçka ishte “rrëmujë” dhe mendova të sistemoj. Këtu nuk dinin të bënin kapuçino përshembull. Bëhej kapuçinoja me produkt supermarketi. Në fakt ndoqa një strukturë fetare për sistemimin. “Mëso të tjerët, dhe të tjerët të mësojnë të tjerët”. Mësova nxënësit e mi të bënin kapuçino të mira dhe më pas ata do të bënin mësimet e tyre në vazhdimësi, dhe kjo do të përhapej në gjithë Shqipërinë si oktapodi. Për të mësuar më ka ndihmuar dhe dora artistike. Kam pasur një dorë artistike, e bëja një kafe dhe e bëja të bukur."
OBSH dënon me vota agresionin e Rusisë në Ukrainë
26 Maj, 18:33
Mario tregoi dhe për një nga përvojat e tij më të bukura.
Mario Butsi: "Një nga porvojat më të bukura ka qenë në Shkodër, në një lokal , ishin tre bare, një në kat të tretë dhe dy në kat të parë. Në kat të tretë ishte një djalë jo më shumë se 23 vjeç dhe kur e pashë më shkelqeu buza , thashë “këtë do mësoj se ky është i ri”.I thashë që kisha shkuar për ta mësuar dhe më tha “unë i di”. E përshëndeta dhe zbrita te kati poshtë. Ishte një zonjë, që më tha se do të dilte në pension për 3-4 muaj. Shkoj te bari tjetër dhe i kërkoj zotërisë që më shoqëronte që mos të fliste. I them “më kanë thënë se te ky lokal bëhet kapuçinoja më e mirë”. Pashë një burrë që u ngrit në këmbë dhe sa nuk fluturoi. Dhe më bëri një kapuçino, ishte vërtet ajo që nuk prisja. Ishte e keqe. Ai më pas më tha “kam 10 vjet që të kam pritur”. Më tha që para 10 vjetësh kishte shkuar një italian dhe se i kishte thënë “ne i dimë të gjitha”.

