Fenomeni i bullizmi/ Të ftuarit në “Jeto me Orën” rrëfejnë eksperiencat personale

Bullizmi është një dhunë psikologjike ose fizike, e cila ndodh masivisht në të gjitha shtetet e botës, duke filluar me fëmijët që në bankat e shkollës.

Të bullizosh do të thotë ta bësh personin përballë të ndihet keq, i ofenduar, i përjashtuar nga shoqëria, etj.

Të ftuar në emisionin “Jeto me Orën” Edmond Liçaj ekspert IT, Kilda Hysenbegasi, gazetare dhe psikologia Marsela Lekli treguan për raste të bullizmit si dhe për disa mënyra se si mund të përshkallëzohet ky fenomen.

Kilda rrëfen se edhe ajo vetë ka qenë e bullizuar për shkak të peshës së saj. Nisur nga kjo Kilda është ndjerë shumë e fyer dhe ofenduar, por ajo shprehet se “Jam mërzitur shumë nga komentet e njerëzve pasi më komentonin vetëm për peshën dhe kjo gjë më ka bërë të ndihem shumë keq, madje edhe kam qarë”.

Përveç komentve negative ishin të shumtë edhe njerëzit që e kanë mbështetur dhe që sot Kilda ndihet shumë mirënjohëse ndaj tyre.

Edmond Liçaj: “Bullizmi ka ekzistuar gjithmonë, por vitet e fundit kjo gjë ka ndryshuar pasi i është dhënë më tepër vëmendje. Ndryshimi midis bullizmit në jetën reale me atë onlinë është se në internet mund të bullizojë kushdo në anonim dhe kjo gjë i jep atij lirshmëri që të bullizojë në të gjitha format si fyerja, hapja e një acounti fake më foto të personit që po bullizohet etj."

Përvec personave të thjeshtë edhe personazhet e ekranit nuk i kanë shpëtuar bullizmit.

Psikolgia Marsela Lekli shprehet: “Unë kam trajtuar shumë raste bullizmi dhe shumicën e tyre më kanë rezultuar raste xhelozie dhe një lloj keqdashësie që mund të kenë njerëzit për njëri tjetrin. Bullizmi ndodh për shkaqe të ndryshme si xhelozia, fyerja, etj dhe kjo gjë mund të çojë deri në vetëflijim të viktimave të bullizmit."