Beti Njuma teksa rrëfen eksperiencën në Himalaja, suprizohet në “Jeto me Orën”
Beti Njuma është gazetarja shqiptare e cila tashmë është pagëzuar me emrin “Zonja Everest”.
Ka përshkruar një rrugëtim shumë të veçantë dy javor në Himalaja, për tu ngjitur në kampin e Xhomolungmës, maja më e lartë e planetit që në mbarë botën njihet si Everesit.
E ftuar në emisionin “Jeto me orën” Beti rrëfen për eksperiencën e saj në malet Himalaje.
Beti shprehet se “Ishte një eksperiencë shumë e bukur, dhe atje një gabim i vogël mund të të kushtonte dhe jetën, por me ndihmën e vendasve ja dolëm mbanë sepse ndryshe nuk mund tja dilnim”.
Një ndër frikrat e saj kur po ngjitej në malin që i kushtoi 8 ditë rrugë që të arrinin në kampin bazë ishte se nëse mund të ishte e pamumdur përfundmimi i atij udhëtimi.
Për sa i përket përsëritjes së atij udhëtimi Beti shprehet se "do ta bëja vetëm me helikopter sepse përndryshe nuk do ta bëja dot pasi është shumë e lodhshme".
Një tjetër vështirësi e saj ka qenë edhe ushqimi pasi nuk mund të konsumonte dot ushqimin nepalez siç ishte, vetëm orizi dhe noodles.
I gjithë ky udhëtim i bërë nga Beti Njuma ju dedikua pikërisht babait të saj.
Në studion e emisionit të pasdites ajo u surpriza nga babai i saj, një surprizë vërtet emocionuese për të.
Beti Njuma: “Besoj se kjo surprizë për të do të ketë qenë ajo më e bukura që ka marrë babai im në 40 vite shërbim të sportit, në shërbim të alpinizmit”.
Përveç se një grua shumë e përkushtuar në profesionin e saj Beti është një nënë shumë e përkushtuar edhe për familjen e saj.
