Maliqi: Pas 25 korrikut, binomi Berisha-Meta do bashkojë opozitën, do mbrojë demokracinë

Lefter Maliqi, është shprehur se sot ishte ditë e mirë për PD, pasi u zgjodh kryesia e kësaj partie, ku kishte dhe prurje të reja.

Ai tha se rikthimi i Jozefina Topallit është një vlerë për partinë ndërsa ka pëshëndetur rikthimin e Ina Zhupës dhe votat për Belind Këlliçin.

Lefter Maliqi: Përveç kësaj ngjarje të rëndë ishte një ditë e mirë për PD. E patë votimin e Këshillit Kombëtar ku numërimi i votave u bë mediatik. Pati prurje të reja në Kryesinë e PD-së. Mu bë qejfi që më i votuari ishte Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa dhe disa të tjerë. Rikthimi i Topallit është një vlerë për PD sepse ka njohje të mëdha në PD. Ne kemi pas një opozitë që ishte blerë nga një kryeministër mafioz, dhe për shqiptarët erdhi një moment. Koha e thërriti Berishën në skenë, pavarësisht veprimit të Non Grata nga SHBA.

Më tej ai tha se pas 25 prilli, binomi Sali Berisha- Ilir Meta do të rrëzojnë Ramën dhe do të kthejnë pluralizmin në vend

Lefter Maliqi: Për shqiptarët sot dhe 25 prilli lind opozita e vërtetë. Dhe binomi Meta- Berisha është binomi që do të rrëzojë Ramën dhe këtë qeverisje. Do bashkojë opozitën dhe socialistët e zhgënjyer, që do të mbrojë demokracinë dhe do të rikthejë pluralizmin në Shqipëri.

Maliqi: Pas 25 korrikut, binomi Berisha-Meta do bashkojë opozitën, do