Basketbolli, sporti që po zgjedhin të rinjtë
Të ftuar në studion e emisionit “Jeto me Orën” ishin dy basketollistët e njohur shqiptarë, Eldi Hysa dhe Ledio Brari. Ata folën për basketbollin në vendin tonë, teksa theksuan edhe problematikat që hasen në këtë sport.
Eldi Hysa: "Fryma e grupit në ndeshje është lart, por është shumë pozitive kur vijnë tifozët. Kjo të jep impuls më të madh të luash dhe të përfaqësosh ekipin. Është gjë tjetër të luash dhe të kënaqesh, është gjë tjetër të përfaqësosh dhe vendin tënd."
Ledio Brari: "E kam nisur fillimisht me futbollin, që në moshën 7-vjeçare. Kam qenë me ekipin e Dinamos, deri në moshën 13-vjeçare. Pata një dëmtim në këmbë dhe babi më tha që smë fut më në futboll, por të provoja basketbollin. Nuk më pëlqente në fillim fare. Nisa avash, më pas e pëlqeva dhe ja ku jam sot, mirënjohës dhe shumë me fat. Kam pasur shumë periudha kur kam menduar ta lë, dhe besoj se nuk do të vazhdoj të luaj për një kohë të gjatë, besoj deri në moshën 30-vjeçare do jem në basketboll."
Eldi Hysa: "Çdo sportist ka luhatjet e veta, nëse nuk ka ulje-ngritje, nuk ka zhvillim. Më tepër lidhen me pjesën emocionale."
Ledio Brari: "Kohët e fundit është investuar më shumë për basketbollin."
Eldi Hysa: "Ka përmirësim në infrastukturë, që nga ardhja e tifozëve, nëse vjen publiku, atëherë ka përmirësim."