Tendencat e flokëve tek meshkujt në këtë sezon

Xhulio Binjolli është Hair Artisti i cili ka zgjedhur si profesion të tij kujdesin ndaj pamjes së meshkujve.

Krahasuar me vitet më parë sot meshkujt kujdesen më shumë për veten e tyre.

Xhulio Binjolli: “Modelet më të kërkuara nga meshkujt janë: modeli i shkurtër, modeli klasik madje ka djem të cilët janë të apasionuar pas flokëve të gjata pasi është rikthyer në trend. Ekzistojnë disa modele flokësh si për shembull një model  flokësh disi të gjata të cilat nuk mund të stilohen në shtëpi. Një tjetër detaj të cilit meshkujt i kushtojnë shumë rëndësi është edhe kujdesi i mjekrës duke u kujdesur që ta stilojnë, ta drejtojnë me pjaster edhe ta lyejnë me vaj i cili i dedikohet vetëm mjekrës."

Xhulio thotw se kohët e fundit shumë meshkujt kanë filluar të lyejnë edhe flokët.

Xhulio Binjolli: "Të shumtë janë edhe personazhet e njohur si politikanë të ndryshëm të cilët i kushtojnë një kujdes të veçantë stilimit të flokëve dhe të mjekrës. Kohët e fundit shumë meshkujt kanë filluar të lyejnë edhe flokët dhe kjo gjë ndodh kryesisht tek meshkujt që janë në moshë pak më të madhe por nuk mungojnë edhe djemtë e rinj. Disa nga arsyet që meshkujt i lyejnë flokët është sepse janë kthyer në trend dhe një arsye tjetër është sepse duan të mbulojnë thinjat  sidomos ato që janë në moshë më të madhe. Të shumtë janë edhe meshkujt të cilët preferojnë modelin e flokëve të cilat mumd të kapen bisht siç është ai i Capital T.  Një tjetër model që kërkohet shumë është edhe ai i ngjashëm me David Beckham, Getoar Selimni, Ledri Vula, Justin Bieber etj."

“Të shumë janë edhe meshkujt të cilët vijnë më salon çdo ditë” shprehet Xhulio. 

Ai këshillon që në stinën e verës  duhet të kujdesemi më shumë për flokët dhe mjekrën pasi duhen pastruar më shpesh si dhe të përdorin produkte të posaçme si vajrat, tharëse, pjastër kremra të ndryshëm etj.