Shtyhet për në datën 2 qershor vendimi për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi

Është shtyrë për në datën 2 qershor 2022 vendimi për ish-drejtori ne RTSH-së, Thoma Gëllçi.

Thoma Gëllçi në këtë çështje ka vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me tenderin për kanalin RTSH Agro.

Prokuroria pretendon se me shtyrjen e afatit të dorëzimit të mallrave me 16 ditë, është bërë një padrejtësi ndaj konkurrentëve.

Prokuroria ka listuar fatet që lidhen me shkeljen e garës dhe rregullave në këtë tender:

1. Në tender morën pjesë vetëm dy kompani. Kompania që nuk fitoi u ankua te Autoriteti Prokurorimit Publik dhe ankesa nuk u mor parasysh dhe më pas dërgoi çështjen në gjykatë të cilën e humbi.

2. Fitues i tenderit u shpall më 21 dhjetor 2018 kur vendosi Komisioni i Prokurimit Publik që të mos pranonte ankesën e firmës humbëse! (Firma që ka humbur, po ashtu ka humbur edhe çështjen në gjyq)

3. Lëvrimi i mallrave duhej te behej deri me 6 shkurt 2019.

4. Për shkak të zgjatjes së shpalljes së fituesit të tenderit (dhe kalimit nga një vit në vitin tjetër) nga ankesa e bërë, kërkohej një konfirmim i ri për fondin nga ministria e Financave.

5. I janë drejtuar dy shkresa Ministrisë së Financave (për fonde- sepse fondi investimit mbulohet nga buxheti) një më datë 4 Janar 2019 dhe e dyta më date 1 shkurt 2019.  (shkresa është dërguar ditën kur firma fituese kërkoi të dorëzonte të gjithë mallrat që i kishte gati)

Ministria u përgjigj më datë 7 shkurt. Protokolluar shkresa në RTSH më 11 shkurt (ditë e hënë)

Konkluzion:

Pra, firma fituese e tenderit nuk ka patur nevojë për kohë shtesë sepse i ka patur pajisjet gjendje. Nevojë për kohë ka patur RTSH sepse nuk ka patur fondet. Dhe pagesën RTSH e ka bërë një vit me vonesë - pa kamatvonese.