Tingujt bizantinë në ikona, 13 vepra ekspozohen në Muzeun Mesjetar të Korçës
Ekspozohen në Muzeun Historik mesjetar të Korçës 13 ikona me instrumentet muzikore të periudhës së bizantit. Punime nga atelitë e Zografeve, Onufrit apo dhe vepra të vjetra të manastireve do të shfaqen për vizitorët deri në 15 qershor.
Krishti u lind! E shpalli profeti David me harpe, e lajmëroi engjëlli me trumbetë, ndërsa bariu me fyell tërhoqi dishepujt që e ndoqën deri në ngritjen në qiell.
Kori i kishës që po dëgjoni në sfond sjell tingujt e epokës bizantine. E gjitha kjo është prezantuar në Muzeun historik të artit mesjetar në Korçë, në ditën ndërkombëtare të muzeve. Janë 13 ikona në të cilat këto instrumente nuk mungojnë.
Veglat muzikore që shihni në artin ikonografik janë pjesë e kulturës së bizantit. Ikonat kanë ardhur në kët Muze nga kisha të vjetra e manastire. Janë bërë bashkë lindja e Krishtit vepër e shekullit 16 nga Onufri, Shën Gjergji nga Simoni i Ardenicës në shekullin e 17.
Studiues të huaj e shqiptaë kanë depërtuar në to për të lënë trashëgiminë e mijëvjeçarit bizantin deri në rënien e Kostandinopojës.
Sot këto instrumenta i gjen vetëm në ikona, ndërsa tingujt ruhen vetëm nga kori i kishës ortodokse.

