Butrinti, Baçe: E ndalon Konventa që fondacionet private të merren me menaxhimin e një trashëgimie të një shteti

Akademiku Apollon Baçe, tha se ndryshimi i ligjit në vitin 2018 për pasuritë kulturore i ka hapur rrugë asaj që po ndodh sot në Butrint, ku tashmë Kuvendi ka miratuar projektligjin për menaxhimin e një pjese të Parkut Kombëtar nga Fondacioni i Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan.

I ftuar në emisionin “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, Baçe tha se marrëveshja është e gjatë, ndërsa shtoi se është në kundërshtim të plotë me Konventën Ndërkombëtare.

Sipas Baçes ne vendin tonë ka një neglizhim total në drejtim të propagandimit, qoftë edhe në drejtim të mirëmbajtjes të trashëgimisë kulturore.

Apollon Baçe: Ky ligj solli  ndryshimin e dy ligjeve që i hapin rrugë Butrintit. Kur u diskutua për ligjin e 2018 kemi folur kundër. Në bazë të këtij ligji thuhet që detyra dhe përgjegjësia për menaxhimin e siteve kulturore i takon shtetit. Kjo u ndërrua në një mënyrë të tillë që lejohen fondacionet publike dhe private, vendase dhe të huat, (ku në mënyrë  absolute e ndalon Konventa që fondacionet private i huaj të merret me këto gjëra), i hapi rrugë. Kjo marrëveshje është e gjatë.  Në gjendjen e sotme kemi fitim 2.1-2.4 mln euro në vit, dhe akoma nuk ka hyrë kateringu dhe aktivitetet e tjera. Ne kemi një neglizhim total qoftë në drejtim të propagandimit, qoftë edhe në drejtim të mirëmbajtjes. Ka qenë një tentativë e jona dikur, jemi munduar që të ndërronim strukturën ekzistence që ka qenë, na kanë minuar  në mënyrë konstante dhe të habitshme.