Në gjurmët e Basanjas së humbur/ Zbulime të reja në qytetin antik që ndryshon historinë e Ilirisë

Arkeologët shqiptarë dhe polakë janë rikthyer në Bushat të Vaut ë Dejësit ku besojnë se kanë zbuluar qytetin e humbur të Basanias. Për të thënë fjalën e fundit ende duhen prova.

Pas afro tre vitesh ndërprerje si pasojë e pandemisë COVID-19 misioni shqiptaro-polak është rikthyer në zonën e Bushatit në kërkim të zbulimit të qytetit të vjetër të Basanjas.

A janë këto vërtet gjurmët e qytetit të humbur Ilir?

Pyetja ende nuk ka marrë përgjigje përfundimtare nga arkeologët që po e ncjerrin në dritë.

Prof. Piotr Dyczek, Drejtues i Qendrës për Kërkime në Antikitet për Europën Juglindorr, Universiteti i Varshavës tha: "Jemi në një qytet, të madh dhe të panjohur Ilir. Ne kemi zbuluar dy nga portat e qytetit dhe pjesë të fortifikimit. Ende ka shumë pikëpyetje për ti dhënë një emër."

Ass.Prof.Saimir Shpuza, Instituti i arkeologjisë tha: "Elbasani është një nga hipotezat, pasi për ta vërtetuar duhet pritur si gjithmonë vërtetimi me të dhënat epigrafike."

Ekspedita këtë vit është përqendruar në nivelin e mesëm të qytetit për të kuptuar dhe më mirë shtrirjen e tij, zhvillimin urban dhe datimin e fazave të vendbanimit.

Saimir Shpuza: "Nga ana topografike është shumë i ngjashëm me qytete si Lezha apo Zgërdheshi."

Puna kërkimore do të vijojë me vite dhe cdo gjurmë që zbulohet merr rëndësinë e saj thonë arkeologët.

Prof.Piotr Dyczek, Drejtues i Qendrës për Kërkime në Antikitet për Europën Juglindorr, Universiteti i Varshavës tha: "Ky zbulim ndryshon hartën dhe një pjesë të historisë për organizimin brenda mbretërisë Ilire."

Për Shkodren të tilla zbulime do të thonë shumë, në aspektin historik por edhe atë kulturor e turistik.

Ky vendbanim antik, u zbulua në Bushat në vitin 2018.

Ai shtrihet rreth 10 km larg Kalasë së Shkodrës dhe 20 km nga Kalaja e Lisusit antik, ç’ka është një prej të dhënave më të rëndësishme në identifikimin e qytetit dhe dokumentimin e vendbanimeve Ilire.