Drejtori i policisë surprizon aktoren e humorit durrsak, një buqetë me lule për 80-vjetorin e lindjes

Gjest vlerësimi dhe respekti, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së aktores Aishe Stari, e dekoruar përgjatë karrierës së saj, me titujt "Mjeshtre e Madhe" dhe "Artiste e Merituar".

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Neritan Nallbati, në shenjë respekti dhe vlerësimi për aktoren Aishe Stari e cila ia kushtoi jetën e saj kinematografisë dhe filmit shqiptar, i dhuroi asaj një buqetë me lule dhe një dedikim, përmes të cilit e falënderoi për kontributin e dhënë për kinematografinë shqiptare dhe për frymën e përcjellë brezave të rinj të qytetit të Durrësit.

Drejtori i policisë surprizon aktoren e humorit durrsak, njëDrejtori i policisë surprizon aktoren e humorit durrsak, një