“Ministri e tenderimeve”, Ceka ‘shpërthen’ ndaj Margaritit: Ka 6 vite në detyrë, s’ka bërë asgjë. Paguhen 50 arkeologë

Arkeologu i njohur Neritan Ceka, është treguar kritik ndaj Ministrisë së Kulturës, ndërsa po flitej për menaxhimin e një pjese të Parkut Kombëtar të Butrintin nga Fondacioni i Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan.

I ftuar në emisionin “Drejt” në RTV Ora me Luan Ramën ai thotë se kemi ministri tenderimeve, ndërsa ka shtuar Elva Margariti nuk ka bërë asgjë edhe pse ka 6 vite në detyrë.

Ai thotë se paguhen 50 arkeologë, por sipas tij mungojnë specialistët për të studiuar sitet kombëtare ë vendin tonë.

Neritan Ceka: Ne jemi të qeverisë. Qeveritë më kanë paguar 60 vite rrjesht. Kam qenë një nga krijuesit e parkut. E kur vjen puna për të pyetur nuk na pyesin. Ministria e Kulturës është e vetmja ministri në botën demokratike që bën menaxhim. Çfarë I ka penguar këta njerëz? Këta mundohen të mbajnë tek karrigia e tyre tenderat. Kjo është ministri e tenderimeve. Ka 6 vjet në detyrë, çfarë ka bërë? A e di ajo zonjë që është drejtoreshë e parkut të Butrintit, i Apolonisë, i Lezhës, i Durrësit i kontrollon ajo, she është aut fare. Kanë 50 arkeologë që paguajnë. Këta nuk kanë specialist, nuk kanë shkruar asnjë germë për Butrintin.